Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte divorcin që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar.
Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite.
Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm.