Megi Pojani është konkurrentja e radhës që është konfirmuar si pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e formatit, ku shkruhet: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”

Edhe vetë aktorja e ka rishpërndarë postimin krahas së cilit shkruan: “Kërcejmë me yllin më të madh të të gjitha kohërave.”

Kujtojmë se deri më tani konkurrentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami dhe blogerja Sara Hoxha.

Ndër të tjera, tashmë është konfirmuar që moderatorja do të prezantojë “Dancing with The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.
Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.