UEFA Champions League ka publikuar një video për rifillimin e sezonit të ri, por duket se mungon ylli i PSG, Lionel Messi. Nuk dihet nëse momentet që janë zgjedhur për klipin janë të rastësishme apo jo. Me himnin e saj ikonik që dëgjohet në sfond, në videon prej 40 sekondash shfaqen lojtarët ndërsa klipi do të përdoret si hyrje përpara se të fillojë mbulimi i ndeshjeve të Champions League këtë sezon.Argjentinasi Leo Messi ka ndezur Champions League për vite me radhë ndërsa nuk dihet arsyeja e përjashtimit të këtij viti nga klipi.Në mesin e lojtarëve që shfaqen, është një tjetër lojtar i PSG, Kylian Mbappe, Mo Salah i Liverpool-it gjithashtu mund të shihet duke bërë një pasim me mjeshtëri në Anfield. Emra të tjerë janë Robert Leëandoëski, Kai Havertz dhe Antoine Griezmann.