Bomberi shqiptar nga Miloti, Dardan Vuthaj, i magjepsi të gjithë sezonin e shkuar, teksa realizoi plot 37 gola në 41 ndeshje me fanellën e Novarës në Serinë D, duke bërë bujë të madhe në Itali. 26-vjeçari së fundmi bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa u transferua te skuadra e Foxhias, që militon në Serinë C dhe ka si objektiv, rikthimin në Serinë B.

Në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të Foxhias, Vuthaj, foli me superlativa për transferimin e tij në klubin e ri, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Unë po vij te Foxhia për të fituar. Kur klubi më thirri, i lashë mënjanë të gjitha kërkesat e tjera për të ardhur këtu. Ka një projekt të rëndësishëm dhe këta tifozë më çmendin. Një objektiv personal? Të shënoj shumë gola duke e vënë veten në dispozicion të ekipit. Mezi pres të filloj, forca Foxhia“, u shpreh Dardan Vuthaj.