Vedat Muriqi duket se ka gjetur parajsën në Majorka.
Sulmuesi i kombëtares kosovare ndihet mirë në Spanjë, teksa nisja e shkëlqyer e sezonit në planin personal ka vijuar edhe në Madrid.
Pavarësisht se Majorka e tij është mundur nga Reali (4-1), kosovari e ka bërë punën, duke shënuar për ishullorët.
Ai është bërë lojtari i parë kosovar në histori që i shënon Madridit. Për të ky ishte goli i tretë sezonal.