Motrat Kardashian janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për linjat e tyre. Kujdestarja e fëmijëve të Kourtneyt ka treguar në blogun e kësaj të fundit recetën e çajit që përdorin motrat e famshme për të rritur imunitetin. Çaji kombinohet me shafran dhe xhinxher. Është i përshtatshëm për t’u konsumuar në mëngjes esëll.

Receta për 2 persona:

Përgatitja për 15 minuta

Përbërësit:

1 litër ujë

1 mollë e kuqe (të ndarë në katër copa)

2 shkopinj kanellë

8 karafila të thatë

¼ e lugës së çajit me shafran

Pak xhinxher

1 tufë mente

1 limon

¼ e lugës së çajit me kardamon

Mjaltë

Përgatitja:

Bashko ujin me mollën, kanellën, karafilin, shafranin, xhinxherin, menten dhe kardamonin në një enë të madhe. Shtrydhni gjysmën e limonit në enë, gjysmën tjetër e presim hollë. Vëreni të gjithën të ziejë për 10 minuta, të mbuluar. Shtoni 1 lugë çaji me mjaltë në fund të secilës gotë. Kulloni çajin mbi mjaltë që të tretet.