Kombëtarja e Shqipërisë mbetet në kërkim të suksesit të parë për vitin 2022. Kuqezinjtë e Edi Rejës kanë regjistruar 4 barazime dhe 3 humbje gjatë këtij viti, teksa kanë mbetur në dispozicion për t’u luajtur edhe dy ndeshje. Në 20 tetor përballemi në një miqësore me Arabinë Saudite, teksa në 16 nëntor zhvillojmë miqësoren e luksit ndaj Italisë në “Air Albania”. Nëse Kombëtarja nuk fiton një nga këto dy sfida do të regjistronte një rekord negativ pas 26 vitesh! Viti 1996 është i fundit të cilin Shqipëria e ka mbyllur pa asnjë fitore. Në atë vit ishte Neptun Bajko trajner. Kombëtarja zhvillonte 5 ndeshje, duke barazuar dy prej tyre dhe humbur 3 të tjerat. Dy vitet më të suksesshme sa i përket numrit të fitoreve janë viti 2021 me plot gjashtë suksese dhe viti 2010 me pesë triumfe.
Viti 1996/ 5 ndeshje, 2 prej tyre miqësore: 2 barazime dhe 3 humbje.
Viti 1997/ 7 ndeshje, të gjitha zyrtare: 1 fitore (Irlandë e Veriut), 6 humbje.
Viti 1998/ 8 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 1 fitore (Turqi), 4 barazime, 3 humbje.
Viti 1999/ 8 ndeshje, 1 prej tyre miqësore: 2 fitore (Maqedoni, Gjeorgji), 2 barazime, 4 humbje.
Viti 2000/ 8 ndeshje, 6 prej tyre miqësore: 5 fitore (Greqi, Andorra, Azerbajxhan, Malta 2x), 1 barazim, 2 humbje.
Viti 2001/ 7 ndeshje, 1 prej tyre miqësore: 1 fitore (Turqi), 6 humbje.
Viti 2002/ 9 ndeshje, 7 prej tyre miqësore: 1 fitore (Azerbajxhan), 4 barazime, 4 humbje.
Viti 2003/ 11 ndeshje, 5 prej tyre miqësore: 4 fitore (Vietnam, Estoni, Rusi, Gjeorgji), 1 barazim, 6 humbje.
Viti 2004/ 8 ndeshje, 4 prej tyre miqësore: 4 fitore (Greqi, Kazakistan, Suedi, Islandë), 1 barazim, 3 humbje.
Viti 2005/ 10 ndeshje, 2 prej tyre miqësore: 3 fitore (Gjeorgji, Kazakistan, Azerbajxhan), 1 barazim, 6 humbje.
Viti 2006/ 6 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 1 fitore (San Marino), 2 barazime, 3 humbje.
Viti 2007/ 11 ndeshje, 2 prej tyre miqësore: 3 fitore (Malta, Luksemburg 2x), 4 barazime, 4 humbje.
Viti 2008/ 7 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 2 fitore (Maltë, Lihtenshtejn), 3 barazime, 2 humbje.
Viti 2009/ 9 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 1 fitore (Qipro), 4 barazime, 4 humbje.
Viti 2010/ 9 ndeshje, 5 prej tyre miqësore: 5 fitore (Irlandë e Veriut, Mali i Zi, Andorra, Uzbekistan, Luksemburg), 3 barazime, 1 humbje.
Viti 2011/ 11 ndeshje, 5 prej tyre miqësore: 2 fitore (Mali i Zi, Bjellorusi), 2 barazime, 7 humbje.
Viti 2012/ 9 ndeshje, 5 prej tyre miqësore: 4 fitore (Qipro, Slloveni, Katar, Iran), 2 barazime, 3 humbje.
Viti 2013/ 10 ndeshje, 4 prej tyre miqësore: 3 fitore (Norvegji, Lituani, Armeni), 3 barazime, 4 humbje.
Viti 2014/ 9 ndeshje, 6 prej tyre miqësore: 4 fitore ( Maltë, San Marino, Portugali, mes tyre edhe suksesi ne tavolinë ndaj Serbisë 3-0), 2 barazime, 3 humbje.
Viti 2015/ 8 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 3 fitore (Francë, Armeni 2x), 3 barazime, 2 humbje.
Viti 2016/ 12 ndeshje, 3 prej tyre ne EURO 2016 dhe 5 miqësore: 4 fitore (Maqedonia e Veriut, Lihtenshtejn, Katar, Rumani), 1 barazim, 7 humbje.
Viti 2017/ 9 ndeshje, 3 prej tyre miqësore: 3 fitore (Izrael, Lihtenshtejn, Turqi), 1 barazim, 5 humbje.
Viti 2018/ 9 ndeshje, 5 prej tyre miqësore: 2 fitore (Uells, Izrael), 1 barazim, 6 humbje.
Viti 2019/ 10 ndeshje, të gjitha zyrtare: 4 fitore (Andorra, Moldavi 2x, Islandë), 1 barazim, 5 humbje.
Viti 2020/ Ishin planifikuar 10 ndeshje, 4 sfida miqësore, por 3 prej tyre nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë COVID-19 dhe u luajtën vetëm 7 ndeshje: 4 fitore (Kosovë, Bjellorusi 2x, Kazakistan), 2 barazim, 1 humbje.
Viti 2021/ 12 ndeshje, 2 prej tyre miqësore: 6 fitore (Andorra 2x, San Marino 2x, Hungari 2x, ), 1 barazim, 5 humbje.
Viti 2022/ 10 ndeshje, u luajtën 8 për shkak të përjashtimit të Rusisë nga Nations League, 4 prej tyre miqësore: 0 fitore, 4 barazime, 3 humbje.