Dielli nuk mbulohet me shoshë, dhe këtë e kuptoi edhe Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Dyshja zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.

Së fundmi moderatorja dhe aktori kanë ndërmarrë një hap tjetër drejt njëri-tjetrit. Tashmë dyshja ndiqen në rrjetin social Instagram.

Edhe një herë çifti treguan se nuk e fshehin më dashurinë e tyre nga syri i publikut.


Sakaq në ditën e tij të lindjes, ish-finalisti i Big Brother Vip lançoi këngën e tij “Hesht” që u konsiderua një tjetër dedikim për Bora Zemanin.

Kjo e fundit ka bërë lëvizjen e saj, duke e uruar Veshajn në Instagram. Në një video ku dukej, ajo vetë si mbishkrim shkruante: “Urime, urime”, shoqëruar me dy gota shampanje.