Sot rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë Superiore. Këtë të premte luhen dy ndeshjet e para të javës së 6-të Bylis-Erzeni dhe në Durrës vendasit e Teutës presin Vllazninë. Emocione priten të dielën në derbin Partizani-Tirana. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares sot rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë Superiore. Këtë të premte do të luhen dy takimet e para. Java e 6-të nis në Ballsh kur në orën 15:00 Bylisi pret Erzenin në një sfidë mes dy skuadrave që kanë surprizuar deri më tani kryesisht shijakasit.
Ndërsa në orën 17:45 në Durrës Teuta pret Vllazninë në një sfidë shumë të rëndësishme për të dyja skuadra por jetike për durrsakët. Të shtunën do luhen sfidat Laçi-Kukësi e Egnatia-Kastrioti ndërsa kjo javë mbyllet të dielën me derbin e kryeqytetit Partizani- Tirana që luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00.