Antonio Cassano është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon, i cili ka pësuar rënie të formës. Ish-futbollisti italian thotë se ylli portugez duhet t’i bëjë favor vetes dhe të pensionohet nga futbolli. Sipas përfaqësuesit të dikurshëm italian, 37 vjeçari ka fituar gjithçka dhe nuk mund të ketë asgjë merak para se ta marrë vendimin e vështirë, shkruan “Gazeta Express”.
“Në këtë pikë, Cristiano duhet ta dojë veten, t’i bëjë vetes favor dhe ta kuptojë që, nëse nuk mund ta arrijë nivelin e duhur, duhet ta mbyllë karrierën”, ka thënë Cassano në podcast me Muschi Selvaggio. “Ai ka fituar gjithçka, ka qenë fenomen. Tash është koha për t’u pensionuar”, ka vazhduar Cassano.
Ish-futbollisti i Real Madridit, Milanit dhe Interit e kishte “rënduar” pesë herë fituesin e Topit të Artë edhe vite më parë, kur kishte thënë se Ronaldo s’bën pjesë as në pesë lojtarët më të mirë në histori, duke e futur Ronaldo brazilianin para tij.
Ronaldo ndërkohë ka thënë se synon të luajë edhe në Euro 2024 me Portugalinë, ndërsa aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit.