Dashuria është, ndër aspektet e jetës sonë, ajo që zë më shumë hapësirë në mendimet tona. Por çfarë është dashuria? Dashuria nuk është diçka që mund të arrihet me teknika, ushtrime, me një punë me veten për të rritur cilësitë. Çdo qenie njerëzore lind me aftësinë për të dashuruar. Secili prej nesh mund ta ketë vënë re me përvojën e vet se jo të gjithë e shprehin dashurinë në të njëjtën mënyrë: ka nga ata që e jetojnë në paqe marrëdhënien në çift dhe nga ata që anulohen vetëm për t’u kënaqur me thërrimet!
Rreziqet e një dashurie të pashpërblyer
Ju po i vendosni dëshirat e partnerit para tuajat. Është shumë e zakonshme të hysh në një marrëdhënie jofunksionale pa e kuptuar fare, një marrëdhënie në të cilën vendos në radhë të parë dëshirat dhe tekat e tjetrit, madje mbi të tuat. Po mendoni se mund të jeni të lumtur vetëm nëse keni dikë pranë. Partneri juaj nuk i ka çelësat e lumturisë suaj. Ju nuk mund t’i vendosni nevojat dhe interesat e tij mbi familjen tuaj, punën tuaj, interesat tuaja… A është kështu? Absolutisht jo.
Do ta keni të vështirë të thoni jo!
Të thuash jo do të thotë të mohosh. Dhe të mohosh është diçka e paimagjinueshme kur je i dashuruar. Si mund t’i mohoni diçka personit që doni? Si të zgjidhni ndryshe nga ajo që thotë partneri juaj?
Nëse partneri juaj nuk ju do, ju ndiheni në faj
Mund të duket e ekzagjeruar, por ata që vënë interesat e partnerit mbi veten e tyre, e duan shumë. Nëse nuk marrin dashuri çdo ditë, nëse nuk ndihen të dashuruar ose, aq më tepër, nëse nuk kanë partner, e shohin veten si njerëzit më fatkeq në botë.