Shakira ka thyer për herë të parë heshtjen duke folur për ndarjen nga Gerard Pique në një intervistë për revistën Elle. Këngëtarja kolumbiane pranoi se është në “periudhën më të errët të jetës”.
“Është vërtet e vështirë të flasësh personalisht, sidomos pasi kjo është hera e parë që e kam trajtuar këtë situatë në një intervistë. Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha. Është e vështirë të flasësh sepse ende po e kaloj”, tha këngëtarja, duke shtuar se ndarja “nuk është si një ndarje e rregullt” për shkak të famës së tyre të madhe.
“Ndonjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë”, u shpreh ajo.
E pyetur se si ia del, ajo u përgjigj: “I kujtoj vetes se duhet të bëhem shembull për fëmijët e mi. Dua të jem aty, për të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Kjo është forca ime më e madhe!”