Në Paris duken të dashuruar pas Leo Messit. Ylli argjentinas, në sezonin e tij të dytë, është rikthyer të luaj në nivele të larta. Messi realizon në mënyrë konstante, dhuron asiste, praktikisht është rikthyer të bëj Messi-n.
Në këtë periudhë është folur pak për të ardhmen e tij, më shumë është diskutuar për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou” në përfundim të këtij sezoni, fundi do rikthehej sërish si një lojtar i lirë, por në Francë kanë një tjetër version.
Sipas Cadena Ser, klubi i PSG dëshiron ta ketë Messin në skuadër minimalisht edhe për sezonin e ri, për këtë arsye i kanë ofruar rinovimin e kontratës me një vit, me opsion rinovimi edhe për një tjetër. Ideja e drejtuesve të PSG është të sigurojnë shërbimet e Messit deri në 2025, kohë kur “pleshti “do të jetë 38 vjeç. Në kontratën e re, sheikët i kanë ofruar sulmuesit argjentinas 30 milionë euro neto në sezon.