Dashi
21 Mars – 19 Prill
Dikush, të cilit i keni ndihmuar së fundmi me një detyrë të vështirë, do ta shprehë mirënjohjen ndaj jush me një dhuratë të vogël apo do t’ju qerasë me drekë. Është e mundshme që të kombinohen puna me kënaqësinë nëpërmjet takimeve virtuale. Vazhdoni të shikoni për mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë të përparoni me karrierën tuaj dhe përgatituni të veproni shpejt.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Një i afërm më i vjetër do të dalë haptas kundër planeve që keni për të udhëtuar. Nuk do të udhëtoni derisa të jetë sigurt, por është e rëndësishme për ju që t’i zgjeroni horizontet tuaja. Jini të sinqertë rreth nevojave dhe ndjenjave tuaja dhe do të vëreni ndryshime të dukshme në lidhjet tuaja. Të afërmit do t’i përkrahin më shumë idetë që keni.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ka përmirësime në disa aspekte të jetës suaj. Ju emocionojnë mundësitë e reja dhe gjërat po shkojnë shumë më mirë së fundmi. Krejt kjo ka ndodhur për shkak se po mendoni shumë pozitivisht. Dhe më e rëndësishmja është se po e jepni më të mirën nga vetja për të ecur përpara.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Jeni duke kërkuar përgjigje për disa probleme e dilema. Miqtë, fqinjët dhe kolegët po mundohen tepër shumë që t’ju ndihmojnë. Një person i afërt tani është më i kuptueshëm se që ka qenë më herët dhe kjo ka ardhur për shkak se e kanë kuptuar se jua kanë kthyer shpinën dhe nuk duan ta bëjnë këtë edhe një herë. Kjo është mënyra e tyre për të kërkuar falje.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Një rrezik i llogaritur mirë do të mund t’ju shpërblehet. Investimi i vogël në një ide të madhe do të jetë emocionues dhe përfitues. Do të kaloni shumë mirë në çfarëdo pune të lidhur me arsimin, komunikimin apo dizajnin. A jeni duke kërkuar punë? Dikush që i adhuron aftësitë tuaja kreative do t’ju ofrojë një punë të përkohshme. Kjo mundësi do të mund t’ju hapë rrugë për gjëra më të mëdha e më të mira.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Partneri do t’ju akuzojë se keni bërë veprim të pamenduar. Nuk është se keni dalë nga rruga duke bërë diçka që mund t’ju mërzisë, por mund ta vëreni se veprimet tuaja janë parë si të pamenduara. Nëse pendoheni për vendimet që keni marrë, mësoni nga gabimet dhe lini prapa krahëve. Do të mund të ndikojë për mirë që të përqendroheni te punët tuaja dhe t’i lini këto gjëra për një ditë tjetër.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Diskutimet në shtëpi do ta forcojnë lidhjen familjare. Një i afërm në moshë do ta mirëpres thirrjen tuaj. Flisni me familjen dhe miqtë tuaj dhe do ta zbuloni se ka shumë gjëra për të cilat mund t’iu ndihmoni. Nëse jetoni larg farefisit, është koha e duhur që të afroheni me miqtë e fqinjët tuaj.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Të jeni në shërbim të komunitetit tuaj ju bën të ndiheni se keni një qëllim. Pranimi i një pune në një projekt vullnetar do ta përmirësojë gjendjen tuaj sociale. Një ftesë pune ka më shumë potencial sesa që ju është dukur në fillim, sepse do të takoheni me disa njerëz shumë të rëndësishëm. Në punë dhe në jetën tuaj shoqërore, përshtypja që lini te të tjerët është shumë e rëndësishme.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Prisni se do ta keni një kohë goxha sfiduese pasi disa lajme të papritura do të ndikojnë të bëni ndryshime të shpejta të planeve tuaja. Mezi që do të keni kohë për të menduar. Edhe një person shumë i shoqërueshëm si ju ka nevojë për t’u çlodhur. Jeni të gatshëm për të pushuar gjatë fundjavës dhe kjo do të vijë shumë papritur.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Do të arrihen rezultate mbresëlënëse sapo t’i bashkoni forcat me dikë tjetër. Lidhjet biznesore të krijuara do të ndërtohen mbi bazën e interesave të përbashkëta, të respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit. Një lidhje e ngushtë do të forcohet më e shumë. Jeni të ndjeshëm ndaj nevojave të familjes dhe të dashurve tuaj dhe ata e vlerësojnë që ju kanë pranë.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do të mund të bëheni në situatë më të vështirë kur fëmija juaj do të dalë kundër fjalëve tuaja. Edhe pse kënaqeni duke i përkrahur dëshirat e një fëmije, duhet gjithashtu edhe t’i udhëzoni e t’ua kufizoni disa gjëra. Nuk është e lehtë të jeni të mirë edhe në punë, edhe si prind, por jeni duke ia dalë mbanë. Jeta familjare është burim i lumturisë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Sa më e madhe të jetë sfida, aq më shumë do të rriteni. Në vend se t’i bëni vetes presion, sikurse disa njerëz përreth jush, gradualisht do të punoni derisa t’i arrini rezultatet e dëshiruara. Do ta mirëprisni këtë mundësi pasi do të dalë në pah se sa jeni të aftë. Qëllimi juaj i vetëm është ta krijoni një mjedis stabil dhe të sigurt. Blerja apo shitja e pronave, zhvendosja dhe fillimi i familjes janë disa nga gjërat që mund të ndodhin.