Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës tashmë është festë e të gjithëve, e shpallur zyrtarisht dhe vërtet në atë ditë ajo përkujtohet, duhet të ketë veprimtari kushtuar asaj, homazhe, konferenca, botime, koncerte, etj, etj.Vepra e saj humanitare, bëmat edhe fjala, i kanë kaluar kufijtë, nuk është thjeshtë një misionare e madhe katolike, as vetëm fituesja e Çmimit “Nobel” për Paqe, e konsideruar, me gjuhën e sotme, si “investitorja e dashurisë”, ‘Industrialiste e buzëqeshjeve”, etj, duke e quajtur si gruan më të njohur të planetit, Nënën e Botës, etj.
Pse? Sepse në fund të fundit, me gjithë zhvillimet mahnitëse, kur jeta dhe botkuptimi shkencor, vetë shkenca, artet, janë modernizuar pabesueshmërisht shumë, shekulli XX dhe XXI ka sjellë çudira edhe në përditshmëri të paimagjinuara dot më parë, njeriu eksploron atomin dhe qelizën, po kështu hapësirat qiellore dhe galaksitë, dhe vetveten të gjithë, ndërkaq e kërkon Zotin gjithandej, i duket sikur nuk e gjen, po është e thjeshtë, edhe sipas mendimit të vjetër aristetolian që s’ka pasojë pa shkak, pra dhe gjithë ky krijim universal ka dhe krijues, etj, etj, por një gjë ka mbatur e njëjtë, njerëzit më shumë se gjithçka kanë nevojë për dashuri dhe buzëqeshje, pra njerëzimi. Këtë mori si detyrë Shenjtja Nënë Terezë. Këtu mbase fillon për ne misteri shpirtëror i Krijuesit Suprem, te dashuria dhe buzëqeshja.
Edhe unë kam shkruar për Shenjten tonë Nënë Tereza: Modeste skajshmërisht, e varfër po aq skajshmërisht, nga ana materiale e kam fjalën, dinjitoze gjithmonë deri në madhështi të brendshme, Nënë Tereza, Shenjtorja moderne, pa asnjë lloj biznesi, pa shpikur asgjë, pa udhëhequr asnjë vend e, (nëse ka personalitete që futen në histori me dhunë, duke bërë plojë të madhe e dalin prej andej duke i zvarritur statuja), pra, pa zbuluar ligje të fizikës, megjithese rizbulon zjarrin e shpirtit me shkencën e mrekullisë së besimit, pa shkruar epopera, veç lutej me mërmërima, duke investuar dhëmbje, Ajo u bë e përbotëshme, u bë vetë botë.
Të futesh në dashurinë e gjithëkohshme të botës me të vetmen gjë që ke:
dashurinë, të cilën e ke kthyer në profesion dhe njëherësh ta mbash atë në lartësitë hyjnore, duke bërë të besohet se po aq shumë ajo është dhe njerëzore, e përditëshme, në Tokën tonë.Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës tashmë është festë e të gjithëve, e shpallur zyrtarisht dhe vërtet në atë ditë ajo përkujtohet, duhet të ketë veprimtari kushtuar asaj, homazhe, konferenca, botime, koncerte, etj, etj.
Vepra e saj humanitare, bëmat edhe fjala, i kanë kaluar kufijtë, nuk është thjeshtë një misionare e madhe katolike, as vetëm fituesja e Çmimit “Nobel” për Paqe, e konsideruar, me gjuhën e sotme, si “investitorja e dashurisë”, ‘Industrialiste e buzëqeshjeve”, etj, duke e quajtur si gruan më të njohur të planetit, Nënën e Botës, etj.
Pse? Sepse në fund të fundit, me gjithë zhvillimet mahnitëse, kur jeta dhe botkuptimi shkencor, vetë shkenca, artet, janë modernizuar pabesueshmërisht shumë, shekulli XX dhe XXI ka sjellë çudira edhe në përditshmëri të paimagjinuara dot më parë, njeriu eksploron atomin dhe qelizën, po kështu hapësirat qiellore dhe galaksitë, dhe vetveten të gjithë, ndërkaq e kërkon Zotin gjithandej, i duket sikur nuk e gjen, po është e thjeshtë, edhe sipas mendimit të vjetër aristetolian që s’ka pasojë pa shkak, pra dhe gjithë ky krijim universal ka dhe krijues, etj, etj, por një gjë ka mbatur e njëjtë, njerëzit më shumë se gjithçka kanë nevojë për dashuri dhe buzëqeshje, pra njerëzimi. Këtë mori si detyrë Shenjtja Nënë Terezë. Këtu mbase fillon për ne misteri shpirtëror i Krijuesit Suprem, te dashuria dhe buzëqeshja.
Edhe unë kam shkruar për Shenjten tonë Nënë Tereza: Modeste skajshmërisht, e varfër po aq skajshmërisht, nga ana materiale e kam fjalën, dinjitoze gjithmonë deri në madhështi të brendshme, Nënë Tereza, Shenjtorja moderne, pa asnjë lloj biznesi, pa shpikur asgjë, pa udhëhequr asnjë vend e, (nëse ka personalitete që futen në histori me dhunë, duke bërë plojë të madhe e dalin prej andej duke i zvarritur statuja), pra, pa zbuluar ligje të fizikës, megjithese rizbulon zjarrin e shpirtit me shkencën e mrekullisë së besimit, pa shkruar epopera, veç lutej me mërmërima, duke investuar dhëmbje, Ajo u bë e përbotëshme, u bë vetë botë.
Të futesh në dashurinë e gjithëkohshme të botës me të vetmen gjë që ke:
dashurinë, të cilën e ke kthyer në profesion dhe njëherësh ta mbash atë në lartësitë hyjnore, duke bërë të besohet se po aq shumë ajo është dhe njerëzore, e përditëshme, në Tokën tonë.