Mediat kanë zbuluar gjatë ditës së sotme se kolegji Mehmet Akif, përpara se të zhvendosej në godinën e re në Kashar, i pati shitur godinën e vjetër.
Thënë kjo, kolegji shiti ambientin ku operonte prej vitesh për qëllime fitimi, te një palë tjetër private dhe më pas u zhvendosën në një tjetër godinë. Në ambientin e ri në Kashar, kolegji pati filluar aktivitetin pa u pajisur më parë me lejen për aktivitetin shkollor në godinën e re.
Këtu qëndron edhe shkelja ligjore që parashikon heqjen e licencës për rastin konkret, ashtu si edhe për shkolla të tjera, pasi aktiviteti i tyre nisi në një tjetër godinë, pa lejen për të ushtruar aktivitet në godinën e re dhe pa përmbushur kriteret e nevojshme konform ligjit.