Kim Kardashian është gati të provojë një lidhje të re! Dhe kur themi të re, e kemi fjalën krejtësisht ndryshe nga romancat që kemi parë deri tani nga ajo.
Themeluesja e SKIMS, u shpreh hapur për jetën e saj sentimetale pas ndarjes së saj të fundit me Pete Davidson.“Unë nuk jam duke kërkuar. Unë thjesht dua të qetësohem për një minutë. Mendoj se më duhet pak kohë për veten time dhe për t’u fokusuar, të mbaroj shkollën, e gjithë kjo”- tha fillimish Kim teksa ishte e ftuar në “The Late Late show”Dhe ndërsa Kim mund të jetë thjesht single për një kohë, ajo pranoi se planifikon të ketë një partner krejtësisht ndryshe nga ata që ka pasur.

“Por unë mendoj se rruga ime e ardhshme do të jetë… ndihem sikur duhet të bëj diçka, si të shkoj në vende të ndryshme. Është e qartë, nuk po funksionon, çfarëdo që të bëj. Pra, nuk e di. Ndoshta, si një spital dhe të takoj një mjek. Një firmë ligjore. Unë mendoj se do të jetë si shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor, avokat. Ndoshta kjo është ajo që unë parashikoj në të ardhmen”- tha ajo.Në gusht u konfirmua se Pete dhe Kim u ndanë, pas nëntë muajsh lidhje. Në atë kohë, ish- komediani i Saturday Night Live po kalonte shumë kohë duke filmuar filmin Wizards! në Australi, ndërsa Kim ishte e zënë me rritjen e katër fëmijëve të saj : North , 9, Psalm , 3, Chicago , 4 dhe Saint , 6, të cilët i ndan me ish-burrin Kanye West .Një burim pranë çiftit tha në atë kohë se ndërsa Kim dhe Pete kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, ata zbuluan se dinamika e distancave të gjata dhe oraret e tyre sfiduese “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje “.Muajin e kaluar, Kim tregoi se ishte gati të ketë një takim me dikë . Një burim i veçantë i afërt me yllin e Kardashians tha për E! Neës se ajo “ka shumë opsione”, duke shtuar se “të gjithë miqtë e saj po përpiqen vazhdimisht t’i gjejnë dikë”.
Me kë do të përfundojë Kim më pas? Vetëm koha do ta tregojë.