Në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale është bërë virale një tjetër video me protagonist Ermal Mamaqin dhe Arta Nitaj, ku kjo e fundit është konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me” që nisi të hënën e kësaj jave. Duke dhënë komentet e tij, Ermali rikthen në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty” dhe në mënyrë të tërhtortë duket se aludon që Arta ka qenë pjesë e tij.
“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.” Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?” Në skenë Arta e kaloi këtë me një buzëqeshje që duket se i ngriu.
Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.” Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga vetë Arta apo Ermali.