Tre vajzat e vogla që shikoni në foto, sot janë ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Zanfina Ismailin, Nora Istrefin dhe Fjolla Krasniqin. Vajzat në fëmijërinë e tyre duket se kanë qenë shoqe klase. Në rrjetet sociale janë zbuluar fotografitë nga shkolla kur artistet ishin në adoleshencë.
Ndër më aktivet deri më tani mund të themi se është Nora Istrefi, e cila ka korrur një sukses të madh në muzikë ku numëron hite nga më të shumtat. Zanfina Ismajli prej kohësh është larguar nga skena por mbetet ende një këngëtare shumë e kërkuar dhe e pëlqyer. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Fjolla Krasniqin. Këngëtarja është distancuar nga skena muzikore por mbetet emër i njohur për publikun nga Kosova.