Kupa e Shqipërisë në vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë pasi jo vetëm është rruga më e shkurtër për të kapur Evropën, por në edicion e fundit i dhurojë Vllaznisë një biletë për në raundin e dytë të Konferencë Ligë. Kampionët në fuqi, Vllaznia e Mirel Josës dhuroi dhe surprizën më të madhe në ndeshjet e para. Shkodranët pësuan një humbje 1-2 në Vlorë, duke ndërlikuar ecurinë e tyre që në fillim. Në Kupë vjen fitorja e parë për Kukësin e Dobit me verilindorët që mposhtën Labërinë me rezultatin 0-3.
Një fitore të pastër 0-2 siguroi Laçi në transfertë përballë Devollit duke u rikthyer më në fund te fitorja. Një fitore të thellë 0-3 arriti Bylis në transfertë përballë Pogradecit duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Në barazim pa gola mbylli sfidën e parë Teuta në transfertë përballë Luzit ndërsa Erzeni mposhti 1-2 në transfertë Turbinën. Fitore minimale 1-0 arriti edhe Kastrioti përballë Vorës.