Eros Grezda ka nisur një lidhje të re dashurie. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai duke publikuar një video me partneren në rrjete sociale.

Vajza që i ka marrë zemrën është këngëtarja e quajtur Ajsel Abazi, e cila ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi.

Dyshja shfaqen duke darkuar vetëm për veten. Futbollisti i ka bërë tag në “video” duke e shoqëruar emrin e saj me një trëndafil.