Nëse do të duhej të veçonim një nga tendencat e fundit në manikyrit, ai ndoshta do të ishte frençi me ngjyrë, në vend të manikyrit të bardhë klasik në fillim të thonjve. Ky nail-art ka qenë ylli në jetën tonë vitet e fundit me variacione të panumërta dhe jashtëzakonisht kreative. Gjithçka që duhet të bëni për ta zbuluar është të hapni Instagramin, Tik Tok ose Pinterest dhe të frymëzoheni nga fotot e panumërta të manikyrave francezë me ngjyra, dizajne dhe forma të ndryshme.
Me vjeshtën që sapo ka nisur zyrtarisht, nuancat më të errëta janë sërish në qendër të vëmendjes, si në veshje ashtu edhe në thonjtë, modelet e mëposhtme do t’ju frymëzojnë dhe do të jenë zgjedhja juaj e radhës për manikyr. Blu të errët, ngjyrë kafe të errët dhe gjelbër janë ideale për frënçin e vjeshtës dhe do të kompletojnë në mënyrë perfekte çdo pamje tuajën nga mëngjesi në mbrëmje, duke u dukur elegante dhe me stil në të njëjtën kohë.