Tirana ka bërë goditjen e bujshme në mbrojtje! Kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar Bruno Lulajn. Këtë lajm e ka bërë vetë publike Tirana me anë të një videoje të postuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Instagram”.
Mbrojtësi që e mbylli me Kukësin, ka firmosur një kontratë të re me bardheblutë dhe do të jetë blerja e 10-të e Tiranës në merkaton e verës që sapo ka përfunduar.
27-vjeçari përforcon kështu repartin difensiv teksa më parë përveç Kukësit, ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Skënderbeut, Laçit dhe Panionios U-20.