Ndër të paktët shqiptarë që ka mundur ta takojë e bisedojë me mbretëreshën e ndjerë të Anglisë Elisabeta II e cila u nda nga jeta mbëmjen e të Enjtes është edhe Qirjako Qirko, ambasadori Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për Top Channel ambasadori Qirjako Qirko tregon detajet e ditës kur u takua me monarken angleze.MUHAMED VELIU: Si e kujtoni momentin e dorëzimit të letrave kredenciale mbretëreshës së ndjerë Elisabeta II?
QIRJAKO QIRKO: Është një moment emocionues besoj për të gjithë ambasadorët të cilët janë akredituar në Mbretërinë e Bashkuar pasi vetë protokolli që Mbretëria e Bashkuar ka për sa i përket paraqitjes të letrave kredenciale është i veçantë, një protokoll qindra vjeçar i cili respektohet me përpikmëri të madhe nga ana e stafit të mbretëreshës. Mbretëresha Elisabet dinte ti bënte gjërat shumë të thjeshta, të hiqte të gjitha emocionet dhe të kishe një bashkëbisedim, të këndshëm të ngrohtë e të sinqertë
MUHAMED VELIU: Mund të na shpjegoni protokollin si është I ndërtuar ky protokoll?
QIRJAKO QIRKO: Fillimisht takimi është me shefin e protokollit të mbretëreshës I cili të shpjegon detajet dhe procedurën e paraqitjes të letër kredencialeve. Procedura fillon ditën e paraqitjes të letrave kredenciale ky dy karroca vinë pranë ambasadës. Në një karrocë qëndron ambasadori me bashkëshorten dhe në një të dytë stafi ambasadës. Mbretëresha krahas takimit me ambasadorin ka një takim prej pesë minutash edhe me stafin e ambasadës dhe më tej karroca merr drejtimin për në Buckingham Palace ku ndodh ceremonia e letrave kredenciale. Mbretëresha zhvillon një bisedë 20-30 minuta me secilin ambasador dhe më tej ka një takim me stafin dhe I drejton pyetje të interesit të saj.
MUHAMED VELIU: Gjatë këtyre 30 minuta takim që ju keni patur me mbretëreshën e ndjerë cfarë u diskutua?
QIRJAKO QIRKO: Më duhet të them se mbretëresha kishte një informacion të jashtëzakonshëm për Shqipërinë për marrëdhëniet dhe rolin përcaktues të stabilitetit në rajon. Dinte në detaje e më pyeti me detaje për marrëdhëniet me vendet fqinje më pyeti për aspiratat e vendit tonë. Jam I bindur që trashëgimia e saj njerëzore dhe trashëgimia e saj politike është një trashëgimi e vlefshme për familjen mbretërore dhe për mbretin Charles.