Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ngrihet një njësi speciale policore që do të quhet Jonada. Kjo njësi do të marrë emrin e vogëlushes që mbeti e vrarë në tragjedinë e Himarës, ku polici e goditi për vdekje me skaf. Rama tha se kjo njësi do të jetë aktive vitin tjetër dhe do të monitorojë plazhet nga uji dhe ajri për të garantuar siguri të plotë për pushuesit.
“Të krijojmë njësi speciale policore, që do ta quajmë jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar siguro të [plotë për pushuesit. Duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore pa u rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk po cenojnë asgjë. Këtë hall me mjetet e ujit e kanë edhe vendet që kanë shumë vite eksperience në kurriz, por dua të ngre një pyetje, në cilin vend zhvillimi ka ardhur pa sjell me vete edhe dëm e fatkeqësi”, tha Rama.