Roger Federer, një nga tenistët më të famshëm në botë, ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 41-vjeçare.Lajmi erdhi pasi zvicerani nuk luan prej 18 muajsh, duke qenë se vetëm pak kohë më parë iu nënshtrua një operacioni të tretë. Herën e fundit ka marrë pjesë në çerekfinalet e Wimbeldon, ndërsa do jetë prezent edhe në Lever Cup të javës së ardhshme në Londër.Federer në karrierën e tij ka fituar 20 tituj Grand Slem, ndërsa vetëm Rafael nadal (22) dhe Novak Djokovic (21) kanë më shumë se ai, por të dy këta të fundit janë ende aktiv. Në Wimbeldon më mirë se Federer s’ka bërë askush, me tetë 8 tituj të fituar, ndërsa Djokovic mund ta barazojë vitin e ardhshëm.

“Unë do luaj më shumë tenis në të ardhmen, sigurisht, por jo në Grand Slams apo në turne. Ky është një vendim i hidhur sepse do të më mungojë gjithçka që më ka dhënë ky sport, por në të njëjtën kohë, ka shumë për të festuar,”-u shpreh 41-vjeçari në rrjetet sociale.