Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2” Aristela Leka na ka prezantuar për herë të parë me partnerin. Pak muaj më parë ajo zbuloi se u bë nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë vetë me dije ajo në rrjetet sociale. Aristela publikoi foton e dorës së bebushit që e kishte shoqëruar me një këngë domethënëse. Atë të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit me titull “Dhurata”, të cilën çifti ia ka dedikuar vajzës së tyre.
Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë e kishte mbajtur të fshehtë gjithë periudhën e pritjes së ëmbël duke mos publikuar asnjë foto. Teksa po ashtu nuk dihet asgjë rreth partnerit të saj që e ka mbajtur sekret. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një foto të bashkëshortit me djalin e tyre. “Pamja e mëngjesit”- shkruan ajo krah fotos.
Nga “Për’puthen” Aristela doli vetëm. Ajo u njoh dhe u takua me Princ Milen por nuk arritën të krijonin një romancë.