Një foshnjë vetëm katër muajshe është futur në intubim pasi dyshohet se është dhunuar nga babai shqiptar në Greqi. Babi 20-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Mjekët në spitalin e Kalamatës vunë re shenja abuzimi ndaj fëmijës, me dëmtime të rënda në tru tru dhe mavijosje.
Në shtëpinë e çiftit, policia gjeti kanabis, armë zjarri dhe gëzhoja. Për pasojë, në prangat e policisë ra dhe nëna. Për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në shtëpinë në Aetos u zbulua një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja. Sipas ERT, gjithçka ndodhi pasditen e së shtunës, kur prindërit e dërguan foshnjën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissia dhe prej andej foshnja u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme. Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija kishte të nxira në trup.