Fituesja e Oscar, Jennifer Lawrence nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme. Aktorja 32-vjeçare, e cila po promovon filmin e saj të ri Causeway, në Festivalin e Filmit në Toronto 2022, u rrëfye në një intervistë për Entertainment Weekly.
E lindur dhe e rritur në Louisville, Lawrence i bindi prindërit e saj që ta lejonin të braktiste shkollën në moshën 14-vjeçare dhe të ndiqte një karrierë aktrimi.
“U largova nga shtëpia kur isha 14 vjeçe. Marrëdhënia ime me shtëpinë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar”, tregoi ylli i Hollywood.
Ajo ka folur gjithmonë hapur në lidhje me vështirësitë në shkollë kur ishte fëmijë, por ndihej e sigurt se kishte lindur për të aktruar.
Pasi bëri një pushim të shkurtër nga aktrimi, Lawrence është rikthyer, por jo vetëm si aktore por edhe si producentë. Drama psikologjike “Causeway”, me protagonist dhe Brian Tyree Henry, është ndër filmat që kanë bërë premierën këtë vit në TIFF.
Filmi është projekti i parë nga kompania e prodhimit të Laërence, Excellent Cadaver, me regjisore Lila Neugebauer.
Ndërsa filmi fokusohet në stresin akut post-traumatik, ka edhe elementë të traumës së fëmijërisë të gërshetuar në skenar. Causeway është planifikuar të dalë në teatër dhe në Apple TV+ në nëntor. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto filloi të enjten dhe do të vazhdojë deri të dielën, më 18 shtator.
Lawrence dhe bashkëshorti Cooke Maroney janë prindër të një djali Cy. Aktorja zbuloi se mban emrin e piktorit, skulptorit dhe fotografit të ndjerë amerikan, Cy Twombly.