Kortezhi me trupin e mbretëreshës Elisabeth II gjatë udhëtimit të saj të fundit në tokën ku lindi dhe mbretëroi për 70 vite kaloi edhe në St. Andrews, aty ku nipi i saj, tashmë trashëgimtar William takoi gruan e tij Kate.

William dhe gruaja e tij me të cilën tashmë kanë tre fëmijë u takuam në universitet.

Gjithashtu në mbretëresha mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të Williamit në qershor të vitit 2005 bashkë me Princin Philip, Mbretin Karli i Tretë dhe gruan e tij,  Camilla, sipas BBC.

Udhëtimi do të zgjasë më shumë se një javë, përpara se të kulmojë në funeralin shtetëror të hënën e ardhshme.

Po kalon nga mjedisi i rëndomtë i gjashtë rojtarëve Balmoral që ngrenë arkivolin e saj, në madhështinë e Westminster Abbey në Londër, ku stolat do të jenë të mbushura me liderë botërorë.

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të nderuar kortezhin me trupin e mbretëreshës.