Ushtarët ukrainas duket se kanë gjetur “thembrën e Akilit” të Rusisë, pasi kanë arritur të avancojnë në veri-lindje të vendit, duke shënuar fitore të mëdha ndaj pushtuesve rusë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtarët rusë duket se janë lodhur.

“Morali tyre është i ulët, ndërsa presidenti rus nuk e ka thënë ende fjalën e fundit”, thonë zyrtarët ukrainas.Siç shkruan CNN, rreth rreth 9,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës në gjashtë muajt e fundit, tha shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase , Valery Zaluzny, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.Kievi pretendon se ka rimarrë 500 kilometra katrorë nga rusët në rajonin Kherson dhe 3,000 kilometra katrorë në juglindje gjatë fundjavës, me ministrin e mbrojtjes që tha se lufta ka hyrë në “fazën e tretë”.Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes pretendoi se forcat ruse po sulmonin pozicionet e ushtrisë ukrainase në rajonin e Kharkivit me goditje precize nga njësitë ajrore, raketa dhe artileri.