“Ish-presidenti Donald Trump ishte i vendosur të mos largohej nga Shtëpia e Bardhë pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 202 sepse ishte i bindur se ai i kishte fituar zgjedhjet”, kështu shkruan Maggie Haberman një reportere për NewYork Times në librin e saj mbi sfondin e presidencës së Trump që pritet të publikohet në fillim të tetorit, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Trump, shkruan Haberman, thuhet se i tha një ndihmësi: “Unë nuk do të largohem”, ndërsa një partneri tjetër i tha: ” Nuk po ikim, si mund të largohesh kur fiton zgjedhjet?”.
Informacioni, siç bëjnë të ditur mediat e huaja është një tjetër pjesë në enigmën e gjërave të paprecedentë që ndodhën mes zgjedhjeve të nëntorit dhe inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar 2021.
Pika kryesore ishin ngjarjet e 6 janarit 2021, me pushtimin e mbështetësve të Trump në Capitol Hill.
Menjëherë pas zgjedhjeve, më 3 nëntor 2020, siç shkruan Haberman, Trump u duk se pranoi se kishte humbur ndaj Biden.
“Bëmë maksimumin”, ka pranuar ka treguar një koleg i tij.
Por më vonë qëndrimi i tij ndryshoi dhe filloi të shprehej se nuk do të largohej nga Shtëpia e Bardhë , pasi siç tha ai “ma vodhën fitoren”.
Në publik, megjithatë, ai tha të kundërtën .
Në fund të nëntorit, në pyetjen e një gazetari, ai tha: “Sigurisht që do të iki dhe ju e dini këtë”.
Në të njëjtën kohë ai vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se fitoi zgjedhjet dhe se fitorja e tij ishte vjedhur. Madje, ai i pyeti të gjithë se çfarë të bënin tani e tutje, madje edhe shërbëtorin që i solli Diet Coke kur shtypte një buton të kuq në Zyrën Ovale.
Ky refuzim për t’u larguar nga rezidenca presidenciale është i paprecedentë në historinë amerikane.
Vetëm e veja e Abraham Linkolnit kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për rreth një muaj pas vrasjes së burrit të saj në 1865 – por sigurisht, ajo nuk ishte presidente.
Haberman, i cili është gjithashtu një analist politik për CNN, ka mbuluar Trumpin që nga viti 2016, madje edhe para fitores së tij në zgjedhje.
Ish-presidenti ka shfaqur herë pas here shqetësimin e tij të fortë me të dhe punën e saj gazetareske.