Një pilot ka humbur jetën kur avioni i tij u përplas me tokën e shpërtheu në një top zjarri gjatë një gare ajrore fatkeqe por të famshme në Nevada, SHBA.Avioni i pilotit u përplas me tokën dhe shpërtheu në flakë në garën ajrore të Reno, Nevada, të dielën më 18 shtator.
Incidenti shkaktoi vetëm një viktimë dhe gara u ndalua kur spektatorët e tmerruar shikuan avionin e përplasur dhunshëm që shpërthente në flakë duke u përplasur disa herë më tokën.
Drejtuesi i garave ajrore Reno, Fred Telling, konfirmoi se kishte ndodhur një “aksident fatal” gjatë raundit të tretë të garës ‘Jet Gold Race’.
Kontrollorët e garës ngritën “flamurin e kuq” pas aksidentit të tmerrshëm dhe avionët e tjerë u ulën.
“Siç mund ta llogarisnin në këtë moment nuk ka shumë të dhëna specifike që mund të japim, përveç konfirmimit të aksidentit fatal në raundin e tretë të garës”, tha Telling në një konferencë shtypi.
Garat e përvitshme ajrore Reno Air Races organizohen me tipe të ndryshme avionësh çdo shtator. Në event mblidhen zakonisht më shumë se 150,000 pilotë e spektatorë nga e gjithë bota.