Kur është shfaqur fillimin në ekran, ajo u paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu. Madje për vite me radhë realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore.
Është fjala për Shkëndije Mujajn, e cila kohët e fundit ka vendosur që të mbulohet. E jo vetëm kaq, pasi ajo mori edhe vendimin që të largohej nga muzika, të paktën me stilin që kishte.
Shkëndija është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme me stilin e saj më të ri. Së fundmi, ajo ka bërë që postimet e saj të komentohen shumë nga fansat.