TIRANË- Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji ka publikuar video nga operacioni, teksa ka publikuar edhe videon nga operacioni.
Ai ka theksuar se aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra. Në video operatori special i FARSH gjatë trajnimi.”, shkruan Kingji.