Aktori i njohur Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Riko Shibata ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin August Francesca Coppola.

Vogëlushja ka lindur ditën e djeshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me mamanë.

Foshnja është fëmija i parë i Cage me Riko Shibata-n. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme, Kal-El 16 vjeç dhe Weston 31 vjeç.