Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë.
Sara ka sjellë në jetë një vajzë, pas dy djemve, Londonit dhe Romanit. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “News31”, ndërkohë që vetë çifti nuk kanë reaguar ende.
Sipas të njëjtave burime, thuhet se ditën e sotme kolegët e Sarës dhe Ledionit kanë vendosur zbukurime në ambientet e Top Channel duke njoftuar ardhjen e vajzës. Emri i saj nuk është zbuluar ende.