Eder Militao do të mbetet i lidhur me Real Madridin edhe për disa sezone të tjera.
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, tani po përgatiten dokumentet për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Sipas kontratës së re, Militao do të jetë i lidhur me klubin nga Madridi deri më 30 qershor 2028. Në kontratë gjithashtu thuhet se do të përfshihet klauzola e lirimit prej 1 miliard eurosh. Më herët ishte raportuar se paga e brazilianit do të rritet nga 3.5 në 7 milionë euro në vit.

24-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Porto për 50 milionë euro. Kontrata aktuale e Militaos skadon më 30 qershor 2025.