Departamenti i Futbollit Amator në FSHF hodhi shortin për edicionin e katërt të Kampionatit Kombëtar të futbollit “Sunday League Albania”, i njohur ndryshe edhe si kampionati 9×9 që do të nisë rrugëtimin e ri së shpejti.
Shorti i hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u drejtua nga Drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët, Eghi Xhaxha dhe Igli Mumajesi.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat, të cilët kanë mësuar nga goglat, kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.
Në këtë edicion të katërt të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 36 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, ku secili grup do të ketë në përbërjen e tij nga 18 ekipe. Ndeshjet do të përcaktohen me një sfidë teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje, ndërsa më pas do të vijohet edhe me fazën play-off.
Në grupin A do të bëjnë pjesë këto ekipe: Roamel, Prestige, Vila L, JUAR, Antigonean, Pastaria, Dussel, MD, Panthers, Passion, Jata Market, Futura Dent, KKD, Albamer, North Gate, ÇBS, Ferraj, BTL
Në grupin B do të bëjnë pjesë këto ekipe: Dajti, ALAR, NOVA, Oktapus, Primo, Friends Team, ATS, Tirona Rep., ELSO, IMMI, Hidro Alfa, Homeland, Enco Al, Confucius, Kastriotët, Eco Empire, Barrikada, Raiffeisen Bank.
Sakaq, regjistrimet e lojtarëve do të mbyllen më 10 shtator. Në ditët në vijim do të hidhet edhe shorti për kampionatin e futbollit 9×9 në zonën e Korçës, si dhe shorti për kampionatin e futbollit amator 5×5.