Afërsisht 2 muaj nga nisja e Botërorit 2022 në Katar, një prej përfaqësueseve pjesëmarrëse rrezikon të përjashtohet. Fjala është për Ekuadorin, teksa janë zbuluar prova të reja mbi aktivizimin e një futbollisti me certifikate lindjeje të falsifikuar, skandal që ishte mbuluar nga Federata e Futbollit të Ekuadorit.
Zbulimi gjatë hetimit të FIFA-s për rastin e Byron Castillos vjen disa ditë përpara se Komisioni i Apelit të vendosë mbi këtë çështje. Vendimi që do të merret të enjten mund të ndryshoi emrin e kundërshtarit të Katarit në ndeshjen hapëse të eventit më të madh sportiv të vitit.
Një histori e jashtëzakonshme që përfshin identitete të supozuara të rreme dhe një mbulim të dukshëm nga Federata e Ekuadorit. “Sportsmail” zotëron një regjistrim audio të një interviste që Castillo u dha hetuesve katër vjet më parë, teksa deklaronte qartësisht se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998, siç shkruhet në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane.