Gazetari spanjoll, Sique Rodríguez, ka rrëfyer një prapaskenë të merkatos, që lidhet me futbollistin e talentuar të Barcelonës, Pedri.Është një nga lojtarët më premtues në qarkullim dhe klubet më të mëdha në Evropë do ta donin në organikën e tyre. E ka kërkuar edhe Bayerni, madje i bërë ofertë konkrete Barcelonës për kartonin e lojtarit të ri menjëherë pas përplasjes së famshme të Championsit, të cilën kampionët e Bundesligës e fituan thellë 2-8.Pas orë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, përfaqësues të Bayernit kanë kontaktuar Barçën duke ofruar 12 milionë euro për Pedrin. Përgjigja ishte e prerë: “Jo”. Në atë kohë nuk ishte e qartë se çfarë ecurie do të kishte futbollisti i ri, pasi ai ende nuk kishte debutuar me ekipin e parë.