The Crown do të vijë me rolet e Princit William dhe Kate për sezonin e fundit. Çifti mbretëror, u takuan si studentë në Universitetin e St. Andrews në Skoci, do të vijë në sezonin e gjashtë të serialit në Netflix.

Meg Bellamy, një 19-vjeçare nga Berkshire, do të luajë Kate. Në Instagram, Meg shkroi: “Më pickoni, ju lutem. Shumë e emocionuar të njoftoj se do të luaj Kate Middleton në Serinë 6 të “The Crown” të Netflix. Është një nder i madh të bashkohem me kastin dhe ekipin më të jashtëzakonshëm dhe unë do të përpiqem ta luaj si duhet Kate.”

Princi i saj në ekran do të portretizohet nga 21-vjeçari Ed McVey, i cili po luan Princin William në vitet e tij të fundit të adoleshencës. Duka i Kembrixhit do të luhet gjithashtu nga Rufus Kampa në sezonin 6. Sipas Netflix, Rufus do të luajë rolin e William në moshën 15-vjeçare.

Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serialit dramatik është planifikuar të fillojë xhirimet këtë vjeshtë. Deadline raportoi në vitin 2020 se “Sezoni 6 do ta çojë historinë deri në fillim të viteve 2000”.

The Crown rikthehet për sezonin e tij të pestë në nëntor 2022 me Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth dhe Elizabeth Debicki si Princesha Diana. Seriali i Netflix do të përfundonte me sezonin 5, por në vitin 2020 u njoftua se The Crown po merrte një sezon shtesë. Në një deklaratë në atë kohë, krijuesi Peter Morgan tha: “Ndërsa filluam të diskutonim për linjat e historisë për Serinë 5, shpejt u bë e qartë se për të bërë drejtësi për pasurinë dhe kompleksitetin e historisë, ne duhet të kthehemi në planin origjinal mej gjashtë sezone.”