Chelsea e ka mirëpritur Graham Potter si trajner të ri të klubit londinez. Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe detyrë e tij është të sjell teknika të reja dhe inovative në futboll për klubin
Potter është njëri prej trajnerëve më të mirë në Angli për momentin, kurse punën si trajner e filloi në Suedi para se të sjell talente të ri në futbollin anglez për katër sezone. 47 vjeçari është i edukuar në disa nivele të disiplinave sportive dhe është i njohur për qasje ndryshe në futboll duke pasur gjithmonë taktika të rej.
“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur që do ta prezantojë Chelsea FC, këtë klub fantastik të futbollit. Jam shumë i lumtur që do të punojë me grupin e pronarëve të rinj të Chelsea dhe mezi pres që të punojë edhe me grupin e lojtarëve dhe ta zhvillojë këtë skuadër që tifozët e saj të jenë krenar me të”, ka thënë Potter pas nënshkrimit të kontratës.
“Ne jemi të lumtur që sollëm Graham të Chelsea. Ai është një trajner i dëshmuar dhe një novator në Premier Ligë, i cili i përshtatet vizionit për klubin tonë. Jo vetëm që ai tregon talent të jashtëzakonshëm në fushë, por aftësitë e tij shkojnë përtej fushës, e cila gjë do ta bëjë Chelsean një klub edhe më të suksesshëm”, ka thënë kryetari i klubit, Todd Boehly.