Bayern Munich është gati për një investim maksimal për të rrëmbyer Harry Kane nga Tottenham, të cili i skadon kontrata në vitin 2024. Sipas “The Sun”, Kane është i përqëndruar te Tottenham, por Bayern në verë do të vendosë në tavolinë rreth 100 milionë euro. Oferta vjen një vit para skadimit të kontratës.

Kujtojmë se Manchester City e kërkoi me ngulm anglezin, por ky i fundit zgjodhi që karrierën ta vazhdojë te Spurs. Mbetet të shihet nëse Kane do të tundohet nga oferta për të luajtur në Bundesligë.