Sot në orën 14:00 në ‘Selman Stërmasi’ do përballen dy ekipe që luajnë në Kategorinë e Parë, por si objektiv kanë ngjitjen në Superligë për pasojë edhe të emrin të madh që mbajnë në futbollin shqiptar.

Bëhet fjalë për Dinamon dhe Flamurtarin. ‘Nëndetësja’ shihet si favorite për faktin se udhëheq kampionatin me 14 pikë, 3 më shumë se vlonjatët, por jo vetëm. Kjo duke iu referuar formës që po kalojnë ekipet si dhe pa harruar faktin se Dinamo këtë sezon në ‘Selman Stërmasi’ ka 100% të ekipeve.

Sesa domethënëse është kjo sfidë flasin edhe statistikat. Dinamo numëron 18 tituj kampionë, 13 Kupa Shqipërie dhe 2 Superkupa, ndërsa Flamurtari ka 1 titull, 4 Kupa Shqipërie dhe 2 Superkupa. Në total janë 40 trofe që zbresin në fushën e lojës.