epa08691857 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions 'Black or white' after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i kërkoi menaxhmentit të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të kontrollojë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar atë në korrik, përpara nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

“Vijesti” ka mësuar nga burime të afërta me sektorin e sigurisë se Abazoviç dyshon se individë brenda ANB-së e kanë përgjuar ilegalisht në korrik, në periudhën kur është dashur të nënshkruhet Marrëveshja Themelore.

Marrëveshja bazë ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe është nënshkruar në Podgoricë më 3 gusht.

Kontrata u nënshkrua nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije.

Por, më 20 gusht, parlamenti malazez ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç-it.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

50 deputetët ishin të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Socialdemokratëve (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe “Mali i Zi i Bashkuar”.

Qeveria e tij do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, PS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe të koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, si dhe deputeti i Demos, Miodrag Lekiç.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.