Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin. “Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë. Hill tha se e di që kjo është e vështirë dhe se Serbia me dekada ka marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ka shtuar ai, tani bëhet fjalë për një Rusi krejt ndryshe, “një Rusi që sulmon brutalisht fqinjët e saj”. Serbia duhet të deklarohet për këtë, tha Hill, shkruan REL. Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. “Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill.
Ambasadori amerikan paralajmëron Serbinë: Kjo nuk është ‘nëna Rusi’
Rusia kundër NATO-s: Mos e militarizoni Arktikun
Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, akuzoi NATO-n se po përpiqet të militarizojë Arktikun, në sfondin e kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald...
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër...
Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë përmbysin Comon dhe i vihen në ndjekje rivalëve...
Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.
Sfida nisi mjaft mirë...
Ambasada e SHBA ndan deklaratën e Marco Rubios: Aleancat me partnerët europiane janë ndërtuar...
Ambasada amerikane, ka shpërndarë një status të sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Në reagimin e tij Rubio ngre shqetësimin për lirinë e fjalës në...
Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë
Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë - një aleate...
Machado i dhuroi “Nobelin e Paqes” në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest i bukur...
Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, i...
“Shqipëria ka aq shumë të burgosur, sa duhet nga një spital brenda çdo burgu”
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar arratisjen e Altin Ndoçit nga Spitali i Durrësit duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndë dhe shoqërimi...
Mbledhje maratonë/ Çfarë pritet nga takimi i grupit parlamentar të PS? Fjalime nga Rama,...
Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe...
Parashikimi i motit për sot, 16 janar 2026
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura...
Horoskopi për ditën e sotme, 16 janar 2026
Dashi
Lajme të mira do t’ju vijnë sot. Mbani sytë hapur mbi periodikët në fushën tuaj të interesit. Një artikull ose letër drejtuar redaktorit do...




















