Nuk janë vetëm trofetë ato që e bëjnë Karlo Ançelotin trajnerin më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampioneve. Nga sot, e bën edhe numri i ndeshjeve të fituara në këtë turne.
Suksesi 2-1 i Real Madrid ndaj Shakhtar Donjetck i siguroi Ançelotit fitoren e 102-të në karrierën e tij si trajner në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Europë. Kështu, ai barazoi një legjendë të trajningut botëror, Sër Aleks Ferguson, i cili e kishte mbyllur karrierën e tij pikërisht me shifrën e 102 fitoreve të arritura.
Emri i vetëm i cili mund ta kërcënojë diktatin e Ançelotit, që pritet të përmirësojë rekordin në ndeshet në vijim, është Pep Guardiola. Trajneri aktual i Mançester Sitit ka arritur sot kuotën e 96 fitoreve në këtë turne.