Carlo Ancelotti është shumë i interesuar të dijë se si është situata koreano-jugor Heung-Min Son, i cili do të dëshironte të largohej nga Tottenham për t’iu bashkuar një klubi me një kapacitet më të madh për të fituar tituj, si te “Los Blancos”.

Lojtari është 30 vjeç dhe kontrata e tij përfundon në qershor të 2025-ës. Çmimi i tij tani sipas medieve angleze shkon në 90 milionë euro.

Son ka kaluar tashmë shtatë sezone me ‘Spurs’, ndërsa mbërriti nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro.