Padyshim, Arbenita Ismajli është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Modelja gjithmonë përflitet për pamjen e saj. Ndonëse dallohet për një stil të veçantë dhe ndjek trendet e fundit, me flokët Arbenitën nuk e kemi parë të eksperimentojë shumë.
Modelen jemi mësuar ta shohim për shumë kohë brune, çka i vinte në pah edhe tiparet e errëta. Ndërkohë së fundmi Ismajli ka vendosur t’u japë pak dritë flokëve të saj. Me anë të një Instastory, Arbenita ka ndarë me ndjekësit e saj ngjyrën e re të flokëve, ndonëse jo 100 përqind, ajo ka anuar nga nuancat bionde.
Epo një hap i madh duhet thënë, për dikë që për shumë kohë i ka qëndruar besnike ngjyrës së errët! Kujtojmë që në muajin prill të vitit që lamë pas, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Feronit Shabani (Fero) u bënë prindër për herë të parë.
Ishte ‘Iconstyle.al” që zbuloi që herët shtatzëninë e modeles, të cilën më vonë Arbenita e konfirmoi edhe vetë në rrjete sociale. Ajo solli në jetë vogëlushen Nina, portretin e së cilës s’ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Herë pas here në Instagram, dyshja na kënaq sytë me pozat e bukura familjare dhe me të ëmblën Nina, e cila po rritet dita-ditës.